Hong Kongu vijon të jetë një arenë protestash

12:03 | 13/08/201912:030

Ndërsa Hong Kongu vijon të jetë arenë protestash, liderja e këtij rajoni shprehet se dhuna do ta shtynte qytetin në një rrugë pa kthim. Nga Uashingtoni kanë ardhur mesazhe në mbështetje të protestave.

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam u ka kërkuar protestuesve që të mos e shtyjnë qytetin drejt “humnerës”, teksa ka bërë një fjalim emocional para publikut.Sipas saj Hong Kongu “ka arritur në një situatë të rrezikshme” dhe se dhuna do ta “shtynte në një rrugë pa kthim”.

Protestat  në Hong Kong kane hyrë në javën e dhjetë. Protestuesit fillimisht kanë nisur marshimet kundër një ligji të propozuar për ekstradim, i cili më pas është pezulluar.

Megjithatë, ata kanë vazhduar protestat pro-demokratike, të frikësuar për liritë e Hong Kongut, nën udhëheqësinë aktuale të Kinës.

Pavarësisht raportimeve për dhunë të policisë ndaj protestuesve, liderja e Hong Kongut ka mbrojtur veprimet e policisë, duke thënë se zyrtarët policorë janë “në kushte jashtëzakonisht të vështira”.

Një ditë më parë, lideri i Senatit amerikan, republikani, Mitch McConnell, ka paralajmëruar Kinën, se çfarëdo veprimi i dhunshëm ndaj protestuesve në Hong Kong do të konsiderohet “absolutisht i papranueshëm”.

“Njerëzit e Hong Kongut janë ngritur me guxim ndaj Partisë Komuniste Kineze, teksa Pekini synon t’ua shkelë autonominë dhe lirinë”, ka thënë ky senator përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës por ka më shumë autonomi, meqë funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”./ABC News Albania 24/7

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono