Hong Kong, protestat nuk ndalen

21:06 | 13/10/201921:060

Qytetarët në Hong Kong kanë protestuar sërish të dielën duke u përleshur si zakonisht me policinë. Gjatë demonstratës janë dëmtuar dyqane dhe qendra tregtare, si dhe është bllokuar stacioni i metrosë.

Aktivistët pro-demokracisë dhe policia u përleshën sërish të dielën në Hong Kong, me forcat e rendit që u janë vënë pas manifestuesve. Tubimet pranë qendrave tregtare të rajonit autonom të Kinës dhe në afërsi të portit në zonën Koulun nisën në mënyrë paqësore, me disa qindra qytetarë që bërtisnin “çlironi Hong Kongun” dhe ngrinin parulla të tjera.

Por pak më vonë aktivistët e veshur me kapuçët e zinj mbushën rrugët dhe filluan të bllokonin hyrjet në dyqane dhe stacione metrosh, si dhe duke ngritur barrikada. Policia nga ana e saj deklaroi se manifestuesit gjuajtën tulla dhe bomba me benzinë ndaj forcave të rendit dhe madje njëri prej tyre i vuri flakën një furgoni të policisë.

Kjo e fundit kreu arrestime të shumta dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Krerët e policisë deklaruan se forca e përdorur ishte minimale. Gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë, dyqane të shumta u dëmtuan, por në disa raste protestuesit e maskuar u mbështetën nga tregtarët.

Në një qendër tregtare, një grup agjentësh që kishin nxjerrë para mburojat dhe mbanin në dorë spraj djegës u detyruan të tërhiqeshin nga rezistenca e pronarëve të dyqaneve dhe shitësve, derisa dolën jashtë qendrës./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono