Holandë, vrasja mafioze e avokatit të njohur trondit vendin

22:50 | 18/09/201922:500

Vrasja me stil mafioz e një avokati të njohur në Amsterdam ka tronditur mbarë Holandën. Avokati po ndiqte një çështje droge dhe dyshimet e para bien mbi krimin e organizuar, që sipas policisë lokale ka kaluar çdo limit.

Një avokat holandez i angazhuar në një proces të trafikut të drogës është ekzekutuar me armë zjarri jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam, një krim i cilësuar nga policia vendase si “jashtëzakonisht brutal”.

Derk Vierzum, 44 vjeç, ishte avokat i një dëshmitari në një çështje që ka si të pandehur anëtarët e një bande të dhunshme droge, të akuzuar për 5 vrasje të kryera në periudhën 2015-2017. Shefi i policisë, Erik Akerbom deklaroi se me këtë vrasje brutale është kaluar çdo limit.

“Tani, edhe njerëzit që bëjnë vetëm detyrën e tyre nuk janë më të sigurtë”, tha Akerbom.

Ndërsa Jan Struis, kryetar i sindikatës së policisë, tha se krimi i organizuar ka dalë jashtë kontrollit dhe se Holanda është kthyer në një narko-shtet. Autoritetet policore deklaruan se janë vënë në kërkim të një të riu të veshur me të zeza dhe me kapuç, që është parë të largohet nga vendi i ngjarjes.

Avokati 44-vjeçar po mbronte ish-anëtarin e një bande të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, vëllai i të cilit u qëllua për vdekje vitin e kaluar. 5 vrasjet e kryera në dy vjet në qytetet Utreht dhe Amsterdam i atribuohen një bande të njohur me pseudonimin “Mafia Marokene”, pasi anëtarët e saj janë me origjinë nga Maroku.

Edhe pse dhuna e armëve mbetet e rrallë në Holandë dhe vrasja e një avokati është e paprecedentë, Amsterdami ka përjetuar në vitet e fundit një rritje të valës së kriminalitetit për shkak të drogës./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono