Holandë, arrestohet një tjetër person për sulmin në tramvaj

15:16 | 20/03/2019

Në Holandë u arrestua një person që dyshohet se ndihmoi autorin e sulmit ne Utreht, ku pati 3 viktima. Ndërkohë, partitë e ekstremit të djathtë fajësojnë qeverinë për politikat e kufijve të hapur ndaj emigrantëve.

Arrestohet një person i dytë për sulmin me armë në Utrekt, ku mbetën të vrarë tre persona. Policia holandeze bëri të ditur se kishte ndaluar një person  të dytë, me dyshimin se ishte I përfshirë në sulm së bashku me 37-vjeçarin me origjinë turke Gokmen Tanis, të arrestuar një ditë më parë.

Ndërkohë pista e sulmit terrorist mbetet në krye të listës së hetuesve. Viktimat janë një vajzë 19-vjeçare, dhe dy meshkuj të moshës 28 dhe 49 -vjeç.

Janë dy detajet mbi të cilat janë përqendruar hetuesit: fakti se nuk është gjetur asnjë lidhje mes Tanis dhe viktimave të tij si dhe letra e gjetur në automjetin Reno Klio, me ngjyrë të kuqe, me të cilin u përpoq të arratisej pas sulmit. Media në vend duke u mbështetur në deklarata të dëshmitarëve okularë, raportojnë se në atë letër shkruhej: Kam vepruar në emër të Zotit.

Për momentin sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë grup terrorist por mediat holandeze shkruajnë për një lidhje mes vëllait të autorit të sulmit dhe një grupi ekstremist islamo-turk.

Ndërkohë dhe dy persona të tjerë janë ndaluar, në kuadër të hetimeve por nuk është e qartë mënyra në të cilën janë përfshirë.

Kryeministri Mark Rute u shpreh se për shkak të asaj që ndodhi në Utrkt, ndihej më pranë popullit në Zelandën e Re. lideri i të djathtës ksenofobe dhe anti-islamike, Gert Uilders kërkoi dorëheqjen e ministrit të drejtësisë për faktin se Tanis kishte dalë nga burgu pavarësisht se ishte pjesë e një procesi kundër tij./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono