Holanda kalon në finalen e Ligës së Kombeve

13:59 | 07/06/2019

Kombëtarja e Holandës siguroi kualifikimin në finalen e Ligës së Kombeve pas fitores ndaj Anglisë. Në finale do të përballet ndaj Portugalisë në fushën e këtyre të fundit.

Portugali-Holandë është finalja e Ligës së Kombeve që do të zhvillohet ditën e dielë. Tulipanët ia dolën të fitonin në gjysmëfinale ndaj kombëtares së Anglisë vetëm falë kohës shtesë pasi 90 minutat përfunduan në barazim 1-1.

Në 30 minutat shtesë, Holanda e dominoi takimin duke realizuar dy gola dhe vulosur shifrat përfundimtare në 3-1. Fillimisht ishte Rashford për Anglinë që zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 31.

Goli i dha qetësinë skuadrës britanike që gjithsesi e pati të pamundur për të ruajtur avantazhin edhe pse rastet për gol nuk munguan. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të kombëtares së tre luanëve.

Në fraksionin e dytë, Holanda barazon me mbrojtësin De Ligt që fiton duelin ajror me prapavijën angleze.  Në minutën e 85, Lingard realizon për anglinë, por gjyqtari e anulon për pozicion të parregullt.

Koha e rregullt përfundon në barazim ndërkohë që në 30 minutat e shtesës, Holanda realizon edhe dy gola të tjerë. Gabimi i mbrojtësit Stons i kushton rëndë skuadrës pasi vendasit kalojnë në avantazh falë autogolit të Walker.

Edhe goli i tretë i Holandës erdhi pas një gabimi në mbrojtje të kombetarës së Anglisë që ishte në një natë të errët. Holanda kalon në finale ku do të ndeshet me Portugalinë në stadiumin Dragao./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono