Historia e studentes që bashkëjeton me një 61-vjeçar

20:45 | 16/08/201920:450

Një studente 19-vjeçare thotë se marrëdhënia me të dashurin e saj 61 – vjeçar, është normale, përkundër diferencës në moshë prej 42 vitesh.

Urszula Grzelak nga Varshava, Poloni, ishte 16 vjeç, kur ajo u takua me Nigel Thorpe nga Oksfordi pasi kishte shkuar në Britani në Gusht të vitit 2016 për të takuar familjen.

Nigel, ishte mik i tezes së Urszula dhe që në takimin e parë ata kishin pasur simpati për njëri-tjetrin.

Urszula dhe Nigel kaluan ditë të tëra së bashku, duke u argëtuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Por shumë shpejt ata do ndaheshin pasi Urszula u kthye në Poloni.

Por dashuri e madhe që kishte për Nigel bëri që ajo të shpërngulej në Britani të Madhe.

Çifti po jeton bashkë për më shumë se një viti, por ajo po planifikon të kthehet në Poloni për të vazhduar studimet.

Njerëzit e kanë quajtur marrëdhënien e tyre ‘të sëmurë’, por Urszula e ka një përgjigje për kritikë.

Ajo tha: “Tani mund të them që nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit. Unë do e jetoj jetën siç dua. Vetëm vetja ime mund ta dijë kë dua unë dhe se çfarë është e mirë për mua.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono