Histori rrëqethëse/ Pasardhësit e të zhdukurve në diktaturë kërkojnë një varr për të parët

21:30 | 14/12/201921:300

Hamza Kazazi dhe  Nikolin Kurti rrëfejnë histori rrëqethëse, për  familjarët e tyre.  Pasardhësit e të zhdukurve në diktaturë  prej 25 vitesh kërkojnë  një varr prehje për të parët.  Këto janë 2  dëshmi  prej 6 mijë  njerëzve të cilët rezultojnë të zhdukur dhe pa një varr.

Secili varr pa emër dhe secili emër pa varr është e shkuara e pa kryer dhe detyrë për mos të harruar. 6 mijë njerëz janë e shkuara jonë e hidhur të cilët rrezultojnë të zhdukur dhe pa një varr. Hamza Kazazi, prej vitit 1995 , kërkon një varr për babain e tij dhe 6 pjesëtarë të familjes, të pushkatuar nga regjimi komunist.

73 vjet pas kryengritjes antikomuniste në Postribë babai i tij Jup Kazazi , ka qenë iniciatori i revoltës së parë, asaj të Postribës në 1946.

Bazuar në dëshmi ai ka nisur kërkimet vetë disa vite më parë buzë lumit Kir, ai thotë se nuk gjeti eshtrat e të atit, por ato të një prifti.

Shtjefën Kurti , është një prej 28 martirëve të zhdukur nga kleri katolik . Ai ishte i fundit prej jezuitve , ku pushteti mori hak si për të gjithë. Hamza Kazazi ka lokalizuar edhe zonën, ku mund të kërkohen eshtrat e të atit.

Misteret e kohës vështirësojnë gjetjen e eshtrave të afërmeve të tyre. Përpjekjet e pasardhësve, nuk kanë munguar edhe në kërkim përmes dokumentave , por edhe në nëntokë.

Kurti rrëfen edhe një pistë kriminale të përdorur nga regjimi i kohës, e cila e bën të pamundur edhe gjetjen e eshtrave.

Kjo ekspozitë e çelur nga Autoriteti i Dosjeve në Muzeun Historik Kombëtar, është një përpjekje për të nxjerrë në dritë historitë e pathëna të njerëzve që ju pre fjala e jeta, duke ju mohuar edhe varrin.

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të shtetit 1944-1991, e ka vënë fokusin e punës së tij zbardhjen e së kaluarës. Me synimin që t’u kthejë dinjitetin viktimave pa faj, të respektojë të drejtën e familjarëve për të pasur një varr me eshtrat e të humburve nismat në këtë lami, kanë qenë të shumta./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono