“Histori fatesh njerëzore“ rrëfehen përmes 10 autorëve europianë

18:43 | 18/01/2019

Projekti i përkthimit letrar “Histori fatesh njerëzore” do të sjellë tek lexuesi shqiptar 10 autorë europianë.  Petrit Ymeri udhëheqës i këtij projekti thotë se do të organizohen edhe 50  aktivitete për letërsinë, me mbështetjen e Programit Europa Krijuese, të Bashkimit Europian.

Fatet njerëzore dhe udhëtimi në dritëhijet e shpirtit është projekti më i ri i cili vjen nga shtëpia botuese “Dituria” në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Europian “Europa Krijuese”. Udhëheqësi i këtij projekti Petrit Ymeri thotë se në këtë projekt do të vijë në shqip 10 autorë  me shtrirje gjeografike të gjerë dhe shkrimtarë fitues të çmimit Europian të Letërsisë.

Ndërkohë që përkthyesi i njohur Kristo Pulla thotë se në dualizmin mes dritës dhe hijes e rëndësishme është që triumfojë dija.

Përgjatë 1 viti e gjysëm, do të flasin shqip emra të njohur të Letërsisë Europiane, por do të realizohen 50 aktivitete si brenda dhe jashtë vendit ku në fokus është diskutimi rreth librit. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono