Hila: Rama do t’i bëjë zgjedhjet pa opozitën

20:59 | 14/05/2019

Do të zhvillohen apo jo zgjedhjet e 30 Qershorit është një nga çështjet më të debatuara që prej fillimit të krizës politike në vend. Dritan Hila, gjatë emisionit “Provokacija” ka deklaruar se mendon që Rama do ta çojë vendin në zgjedhje edhe pa opozitën.

“Ndryshe nga shumë gazetarë dhe miq të mi që janë të majtë, por mendojnë që nuk do shkojë vendi në zgjedhje pa opozitën kam një mendim i cili po fiton mazhorancën në mendjen time. Rama ka për ta çuar vendin në zgjedhje dhe do t’i bëjë zgjedhjet pa opozitën dhe ka për të ndjekur këtë rrugë. Nuk e di se sa janë të investuar perëndimorët në këtë pikë, por nëse perëndimorët do t’i thonë që ta bëjë këtë, Rama ka për ta bërë. Ta harrojnë ata njerëz që mendojnë se Rama është një frikacak, se është një klishe e përhapur kjo që Rama është një frikacak. Rama sot është kryeministër i vendit. Ka 30 mijë policë nën urdhra. Ka dhe 4 miliardë e gjysmë investime, buxhet shteti. Nuk është më ai njeriu i cili kishte frikë, por ai njeriu që përveç resurve dhe armatës që ka mbrapa ka rezultuar deri më tani që është njeriu planifikues më i mirë strategjik. Ka nxjerrë nga loja Metën. Ka nxjerrë nga loja Nanon. E nxorri Metën prapë nga loja si aleat”, tha Hila.

Ndërkohë për sa i përket opozitës, ai theksoi që ajo njihet nga ndërkombëtarëve. Por nëse ajo humbet konfirmimin popullor, sipas tij nuk mund të jetë më opozutë zyrtarë, çka mund të sjellë edhe nrsyhimin e qëndrimit të ndërkombëtarëve.

“Unë them që një opozitë shquhet e tillë kur konfirmohet në votime, njihet zyrtarisht, kur e njohin ndërkombëtarët. Momentalisht pavarësisht tentativave që ka është kjo opozitë që është. Është e konfirmuar në votime, njihet zyrtarisht dhe e konfirmojnë dhe ndërkombëtarët. Në momentin që kjo opozitë nuk do marrë pjesë në votime sipas mendimit tim humbet konfirmim popullor nuk do jetë opozitë zyrtare, dhe kam frikë se qëndrimi i ndërkombëtarëve do thotë “ok ju nuk morët pjesë në zgjedhje dhe ne nuk do ju njohim si opozitë. Atëherë rruga e vetme mbetet prishja e momentit të votimit. Po sikur në këtë moment ndërkombëtarët të thonë “që çfarë që të ndodhë ne i njohim votimet që u zhvilluan në Shqipëri” çfarë do bëhet? Sepse do ta çosh vendin drejt një konflikti civil. Nuk besoj që edhe brenda PD ka njerëz që duan një përsëritje të konfliktit civil”, tha Hila./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono