Hija e mafies shqiptare mban pezull vrasjen e Erjon Muratit

12:10 | 26/06/201912:100

Mediat franceze kanë rikthyer vëmendjen tek një vrasje e ndodhur 15-vite me parë. Një 27-vjeçar shqiptar u vra në Maurepas më 13 Gusht të vitit 2003. Por cili është roli i bashkautorit në kërkim? Po roli i bashkautorit të arrestuar?

Hija e mafies shqiptare mban pezull çështjen. Një nga të bashkakuzuarit i identifikuar si Ndriçim Hoxha është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa në stolin e të pandehurve në gjykatë ishte vetëm bashkautori tjetër i arrestuar në Korrik të viti 2018 në Spanjë, Eduart Pelushi.

Familja e të ndjerit kërkon drejtësi dhe nuk mund të presë pa fund deri kur Gjykata në Assize të japë vendimin përfundimtar, raporton ouest-france.fr. 

Para 15-vjetësh, Erjon Murati u lidh dhe u sulmua para se të vritej brutalisht. Ishte data 13 Gusht 2003, në kohën e drekës kur ai u vra ndërsa po ecte në lagjen Maurepas të Rennes. Tre plumba e kapën në shpinë dhe i riu gjeti vdekjen. Hetimi është përqendruar tek larja e hesapeve për  një borxh droge.

Vrasësi i dyshuar ishte Fatjon Naxhaku, i cili u vra në një atentat me armë zjarri dy vite më vonë në Tiranë, në Gusht të vitit 2005.

Por nuk ka dyshim se në vrasjen e të rit shqiptar në Francë ishte i përfshirë edhe Eduart Pelushi, 46 vjeç.

Roli i tij kishte qenë i rëndësishëm, sipas qiramarrësi i apartamentit në Maurepas, të cilin e kishin lidhur dhe dhunuar bashkë me 27-vjeçarin vëren e vitit 2003.

Gjatë dëshmisë së tij ai e ka cilësuar Eduart Pelushin si shefi i bandës. Por në seancën e fundit gjyqësore qiradhënësi nuk është paraqitur. Edhe e dashura e Erjon Muratit mungoi për “arsye shëndetësore”.

“Është më mirë të qëndrosh i qetë sesa të flasësh, kur mafia shqiptare konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë …”, kështu e interpreton media franceze mungesën e dëshmitarëve në seancën gjyqësore.

Nga banka e të akuzuarit shqiptari mohon çdo përfshirje. Madje media franceze përshkruan edhe gjendjen se si u paraqit 46-vjeçari në gjyq.

Ai kishte pasur një pamje të zhdërvjellët, i veshur me këmishë të bardhë dhe flokët të prerë. Ai nis dhe flet për jetën e tij. E paraqet veten si një njëri të arsimuar, pa precedent të mëparshëm dhe se nuk kishte pasur kurrë varësi nga droga dhe alkooli.

Për të shpjeguar praninë e tij në Rennes në gusht të vitit 2003, Eduart Pelushi shpjegon se ndjehet i zhgënjyer nga Fatjon Naxhakut: ai e kishte ndihmuar atë të gjente një shtëpi për “pushimet në Montpellier”.

Dhe kur Fatjon Naxhaku i kishte kërkuar që ta çonte atë natë në Nantes, dhe më pas në Rennes, për të takuar “një mik”, ai kishte rëndë dakord.

“Nuk shkuam atje për të bërë luftë. Kur arritëm, ata u puthën në faqe dhe i shtrënguan duar njeri-tjetrit. Toni u ngrit nga tavolina kur erdhi Erjon Murati. Nisën të fyenin njëri-tjetrin dhe më pas të rriheshin. Pastaj Fatjon Naxhaku ka nxjerrë armën”.

Ndërsa ata përlesheshin, i akuzuar përshkruan veten si ” viktimë”. Roli i tij i vetëm do të ishte të qetësonte të dashurën e viktimës.  Në gjykatë ai mbante qëndrimin të qetë dhe si pafajshëm.

Por hetuesit ngrenë pyetje dhe vënë në dyshim pretendimet e tij:  pse ndryshoi identitetin e tij në vitin 2003? Gjatë një përgjime telefonik ai kishte folur sikur ishte tjetër person?

Gjyqi ndaj tij vazhdon dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e të vërtetës./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono