Hicka: Situata e klubeve e zezë, ka fituar vetëm Skënderbeu nga menaxhimi i mirë

23:44 | 16/01/202023:440

Avokat i njohur, Riza Hicka thekson në emisionin “Pressing” në ABC News se situata e klubeve të futbollit është e zezë.

Zotit Koço i lejohet të flasë më shumë, sepse është nga ata persona që ka kontribuar dhe ka mbajtur gjallë një rreth si Fieri, që ka tradita në sport. Ai e di gropën e zezë, e ndjen në xhepin e vet. Nga këndvështrimi i futbollit dhe gjendjes së klubeve, mendoj se situata është jashtëzakonisht kritike.

Nuk bëhet fjalë për gri, është shumë e zezë. Futbolli është braktisur pas viteve 90-të. Kanë qenë disa njerëz jo normal, mund të kenë fituar dy qindarka. Korça po të ketë fituar gjithçka, ia ka dalë falë menaxhimit të mirë të presidentit, bravo i qoftë.

Duhet stekë, nivel më i lartë për të zgjidhur këto probleme. Është vetëm ana financiare apo kemi edhe probleme të tjera në futboll? Ka probleme në organizim dhe shumë aspekte. Financimi është problemi kryesor, nuk diskutohet“, thekson Hicka. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono