Hetim vdekjes së ish-presidentit egjiptian

10:10 | 19/06/201910:100

OKB ka kërkuar një hetim mbi vdekjen e ish-presidentit egjiptian Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në sallën e gjyqit. Për Kombet e Bashkuara, gjatë periudhës së burgimit Morsi është mbajtur në kushte çnjerëzore.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për kryerjen e një hetimi të pavarur mbi vdekjen e ish-presidentit egjiptian Mohamed Morsi. Ish-lideri 67-vjeçar ndërroi jetë ditën e hënë pasi humbi ndjenjat në sallën e gjyqit, ku po gjykohej për akuza spiunazhi. Në një deklaratë, zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Kolvill i kujtoi Egjiptit detyrimet e tij për të trajtuar të burgosurit në mënyrë humane dhe apeloi për një proces hetimor. “Prej kohësh ka patur shqetësime në lidhje me kushtet e burgimit të zotit Morsi, përfshirë këtu aksesin në medikamentet e nevojshme për shëndetin, si dhe tek avokati dhe familjarët e tij”, deklaroi Kolvill.

Ai nënvizoi gjithashtu se gjatë burgimit 6-vjeçar ish-presidenti ishte mbajtur për një kohë të gjatë në regjim izolimi.

Mohamed Morsi ishte presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, por ka qenë nën  arrest që nga rrëzimi nga pushteti në vitin 2013. Prej kohësh familjarët e tij kishin ngritur shqetësimet për trajtimin e tij në burg dhe të martën deklaruan se autoritetet kishin hedhur poshtë kërkesën që ai të varrosej në qytetin e lindjes. Ai u varros në një zonë në lindje të Kairos në orët e para të së martës, nën masa të rrepta sigurie. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono