“Herkuli Persian” përballë rivalit brazilian

22:17 | 01/05/2019

“Herkuli Persian” njofton se do të bëjë debutimin e tij të parë në artet marciale kundër një kundërshtari brazilian. Bodybuilder Sajad Gharibi, 27-vjeç njoftoi këtë vit në Instagram se ai kishte ndërmend të hyjë në MMA.  Javën e kaluar ai zbuloi se do të luftojë kundër një kundërshtari brazilian, por nuk e bëri të ditur emrin e tij.

Sajad Gharibi, i cili njihet edhe si “Herkuli Persian”, njoftoi synimin e tij për të hyrë në MMA në Instagram që në Janar.

“Jini të guximshëm dhe më ftoni në luftë, në vend që të fshihni pas sponsorëve tuaj. Jam gati të luftoj, më trego se çfarë do më thoni në ring”, shkruante ai.

Por javën e kaluar ai zbuloi se kishte pranuar sfidën që i kishte shpallur një rivali brazilian dhe ata do të ndeshen para fundit të vitit.

“Kështu që më në fund do kemë luftën time të parë profesionale përballë një luftëtari brazilian para vitit 2020,” shkroi ai në Instagram, ku 450,000 ndjekës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono