Herceptina në QSUT, Pampuri: Pacientët detyrohen ta blejnë

16:00 | 30/07/201816:000

Ilaçet për të sëmurët me kancer kanë përplasur në distancë Partinë Demokratike me mjekët e Shërbimit Onkologjik në QSUT. Sipas opozitës medikamenti mungon në spital, ndërkohë mjekët thonë se janë furnizuar rregullisht.

Herceptina, ilaçi me të cilin trajtohen shumë të sëmurë me kancer në gji vijon të mungojë në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë ndonëse pak muaj më parë u përfshi edhe në listën e barnave me rimbursim. Denoncimi vjen nga Partia Demokratike përmes deputetes Oriola Pampuri, e cila thotë se shqetësimin ja kanë shprehur vetë pacientet.

 “Herceptina vjen në një mase të caktuar, larg masës së nevojave të pacienteve me kancer gjiri edhe këtë se mohojnë dot profesionistët. Kryeministri premtoi që herceptina do të jetë ndër barnat e rimbursueshme, në fakt ajo jo vetëm që nuk është, por mbetet në regjistrin e barnave të farmacisë së QSUT, sikurse dhe kimiopreparatet e tjera. Fakti që nuk ka buxhet për të përmbushur nevojat e këtyre pacientëve nuk duhet t’ju indinjojë ju, por qeverinë e nëse bëheni palë me të, atëherë jeni dhe ju po aq bashkëfajtorë, por kjo në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Ju e dini mirë që shumë pacientë detyrohen ta blejnë herceptinën, të tjerë e bëjnë kurën jashtë Shqipërie e të tjerë mundohen të njohin dikë që të jenë në listë për ta peërftuar”, tha ajo.

Një orë e gjysmë mëpas vjen reagimi i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Shefja e shërbimit onkologjik e quajti të pavërtetë deklaratën e deputetes së Partisë Demokratike.

“Sqarojmë se në sajë të mbështetjes së Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë këtij viti Shërbimi Onkologjik është furnizuar rregullisht me këtë medikament në dy formë dozat e veta (venoze dhe sub/kutane). I ftojmë deputetet të mos përhapin lajme të rreme, duke krijuar panik të panevojshëm tek pacientët. Dzinformimi nuk ndihmon askënd, aq më pak këta pacientë, që edhe pa të tilla deklarata të pavërteta, janë mjaft të ngarkuar prej sëmundjes”. 

Sipas mjekes onkologe Çeliku vetëm këtë të hënë me këtë medikament në shërbimin onkologjik janë trajtuar 27 pacientë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono