Helmimi nga ushqimet, rreth 400 raste në QSUT gjatë fundjavës

16:27 | 30/07/201816:270

Rreth 400 qytetarë kanë kërkuar ndihmën e mjekut në urgjencën e shërbimit infektiv në QSUT gjatë fundjavës, kryesisht me probleme të shkaktuara nga ushqimet e pasigurta. Ndërkohë në shumë dyqane në Tiranë, produktet ushqimore tregtohen në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Temperaturat kanë shënuar pikun ndërsa produktet ushqimore vijojnë të tregtohen në të njëjtat kushte. Të ekspozuara ndaj diellit. Në mjedise të hapuara.  Shpesh jashtë çdo standardi higjeno-sanitar. Pavarësisht kësaj shume, qytetarët blejnë të pashqetësuar.

Kjo deri në momentin që për shkak të problemeve që iu shkakton konsumi i ushqimeve të pasigurta detyrohen të kërkojnë ndihmën e mjekut. Vetëm gjatë kësaj fundjave kryesisht për këtë arsye rreth 400 raste janë paraqitur në urgjencën e shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Ne kryesisht i lidhim me mënyrat e të ushqyerit. Ushqimet jo kudo dhe kurdo ruhen ashtu si duhet dhe ne jo gjithnjë kemi mundësi apo përpiqemi të konsumojmë ushqime të sigurta ndaj dhe periudha është e ngarkuar me këto raste. Çdo ditë kemi edhe raste intoksikacionesh, apo toksi-infeksionesh ku para dy ditësh për pak orë u paraqitën 10-12 raste, që kishin konsumuar të njëjtin ushqim në një lokal”, tha mjeku Pëllumb Pipero.

Shumë prej pacientëve kanë mbërritur në spital edhe në gjendje të rëndë. Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero shpjegon se pas konsumit të një ushimi të ndenjur organizmi reagon në mënyrë të menjëhershme.

“Ushqimi relativisht i ndenjur dhe i mbingarkuar me toksina bakterore, të cilat merren të gatshme nga organizmi dhe aty bëhet një efekt shumë i shpejt toksik, i cili shoqërohet me të përziera, vjellje, temperaturë ndonjëherë dhe humbje koshiençe, gjendje shoku, por fatmirësisht rastet që kanë ardhur te ne kanë qenë mesatare dhe relativisht të rënda”, tha ai.

Apeli i mjekëve është për kujdes të shtuar me kushtet higjeno-sanitare gjatë mbajtjes dhe përgatitjes së ushqimeve. Ndërkohë që ata këshillojnë të mos përdoren ushqime të ndenjura edhe në shtëpi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono