Helmimi i spiunit rus, Londra dëbon 23 diplomatë të Moskës

17:38 | 14/03/2018

Mbretëria e Bashkuara ka dëbuar 23 diplomatë të Rusisë lidhur me helmimin me substancë kimike të një ish spiuni rus. Gjithashtu Londra ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara për të diskutuar për vrasjen e mbetur në tentativë.

Klimë shumë e tensionuar mes Londrës dhe Moskës për rastin e ish-spiunit rus, Sergej Skripal, të helmuar në Britani bashkë me të bijën Yulia. Kryeministrja, Theresa May, pasi Kremlini refuzoi të japë shpjegime për helmimin me agjent kimik, ka njoftuar dëbimin e 23 diplomatëve ruse, numri i dytë më i madh i dëbimeve në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

“Diplomatët kanë një javë kohë për tu larguar nga vendi”, tha May gjatë ndërhyrjes në parlamentin britanik.

Kryeministrja fajësoi Moskën si përgjegjëse për sulmin me agjent nervor kundër Skripal dhe të bijës.

“Shteti rus është fajtor për vrasjen e mbetur në tentativë”, u shpreh shefja e qeverisë së Londrës para deputetëve. Gjithashtu bëri me dije se ka revokuar çdo ftesë të ardhshme apo vizitë të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu May njoftoi vendosjen e masave ligjore që synojnë të godasin pasuritë në Mbretërinë e Bashkuar të biznesmenëve dhe funksionarëve rusë, për të cilët dyshohet se kanë lidhje me helmimin e Skripal në qytetin Salisbury. Shefja e qeverisë njoftoi se do të ngrijë çdo aset të shtetit rus, pasi ka dyshime se përdoren për qëllime armiqësore.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar kërkoi organizimin e një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të diskutuar lidhur me sulmin kundër Sergei Skripal.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Rusia pretendon se nuk ka dorë në çështjen e helmimit me substancë kimike të Skripal. Ndërsa thotë se gjuha e përdorur nga Britania, ajo e ultimatumit, është e papranueshme. Në një reagim të fundit të Kremlinit, zëdhënësi Dimitri Peskov thotë se shpreson që mirëkuptimi të mbizotërojë në shtetet e tjera dhe të kuptojnë që Londra nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Moskës.
Sergei Skripal dhe e bija Yulia u sulmuan më 4 Mars në qytetin Salisburi dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që nuk rrezikojnë jetën./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono