Hazizaj: Arsyet pse bëhen të pamundura zgjedhjet e 30 Qershorit

19:49 | 15/05/2019

Sipas juristit Sokol Hazizaj janë tre arsye pse bëhen të pamundura zgjedhjet e administrative të 30 Qershorit. I ftuar në rubrikën “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milrori, ai theksoi se në situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi në këto momente, nuk bëhet më fjalë për çështje politike, por kushtetuese dhe ligjore.

“Në situatën në të cilën ndodhemi ne para detyrimeve të Kodit Zgjedhor, mospërmbushjes së detyrimeve ligjore nga KQZ, mospërmbushja e detyrimeve ligjore dhe kushtetuese e subjekteve politike, pamundësia e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga Presidenti për identifikimin dhe deklarimin e kësaj situate ku ndodhet Shqipëria e bëjnë të pamundur zgjedhjet administrative të datës 30 Qershor. Kjo nuk është çështje politikë më. Kjo është çështje kushtetuese dhe ligjore. Gjithë situata ku ndodhemi ne vendos përballë dëshirën për të përmbyllur politikën me pamundësinë kushtetuese për të realizuar këtë lloj dëshire. Ligji elektoral nuk i ofron subjekteve politike vajtjen në procesin zgjedhor në datën 30 Qershor 2019”, tha juristi.

Ndër të tjera, Hazizaj u shpreh në studio se zgjedhjet e ardhshme politike nuk do zhvillohen në vitin 2021, por më herët.

“Besoj që në zgjidhjet e mundshme ligjore do kemi tre hapa para. Do kemi shtyrjen e karakterit ligjor në kohë dhe hapësirë të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Do kemi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese të Kuvendit dhe Presidentit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Misioni që do marrë Gjykata Kushtetuese për zhvendosjen e zëvendësimeve të fundit dhe së fundmi do kemi pastaj zgjedhjet politike që do jenë shumë afër, jo në 2021. Ose bashkë me zgjedhjet lokale ose pas katër muajsh nga zgjedhjet lokale”, tha Hazizaj.

Ndërsa për sa i përket idesë për shtyrjen e zgjedhjeve, Haizaj tha se “Nëse pohon gjithë politika që zgjedhjet duhen shtyrë, presidenti nuk e ka problem të dekretojë një datë tjetër”./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono