Hasan Lika largohet nga Vllaznia

17:50 | 19/03/2019

Hasan Lika largohet nga drejtimi i skuadrës së Vllaznisë për arsye personale. Lajmin e konfirmoi klubi duke mirëkuptuar vendimin e trajnerit. Vllaznia është në një pozicion komod pasi e sheh veten 11 pikë larg vendit të dytë në kampionat.

Një tjetër emër i madh i futbollit shqiptar largohet nga drejtimi i një skuadre. Bëhet fjalë për trajnerin Hasan Lika që ka shkëputur kontratën me skuadrën e Vllaznisë për arsye personale.

Tekniku do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të jetuar për disa kohë deri sa të rinovojë vizën. Ai e la skuadrën në pozita mjaft të mira pasi Vllaznia mban vendin e parë me 11 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë dhe ngjitja në elitën e futbollit shqiptar është një hap larg.

Njoftimin e ka bërë skuadra shkodrane duke mirëkuptuar vendimin e trajnerit Lika.

“Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme Hasan Lika nuk do të jetë më trajner i ekipit të parë. Me kërkesën e vetë trajnerit, kontrata dypalëshe është ndërprerë për aryse se z.Lika bashkë me familjen e tij pas pak ditësh do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të jetuar atje tashmë. Në këtë mënyrë, KF Vllaznia duke parë ecurinë e mirë të skuadrës, e cila ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit, vendosi që të mos e pengojë për të ardhmen e tij.

KF Vllaznia e falenderon z.Lika për kontributin e tij në krye të skuadrës gjatë kësaj periudhe duke marrë parasysh momentin e vështirë kur e mori drejtimin e saj, megjithatë falë punës së tij dhe të futbollistëve, ekipi tashmë është shumë pranë arritjes së objektivit, daljes në Superligë. Brenda një periudhë shumë të shkurtër, KF Vllaznia do të bëjë publik edhe emrin e trajnerit të ri që do të angazhohet për drejtimin e skuadrës së parë deri në fund të sezonit”, është njoftimi i skuadrës shkodrane./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono