Haradinaj në Hagë: I palëkundur në vendimet e mia

13:40 | 23/07/2019

Ramush Haradinaj është misur për në Hagë ku i është kërkuar të jetë i pranishëm në një seancë marrjesh në pyetje nga gjykata speciale. Pak para nisjes ai u shpreh se pavarësisht rrethanave, mbetej i palëkundur në vendimet e tij

Fiks në orën 12.00 kryeministri Ramush Haradinaj ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të udhëtuar për në Hagë, aty ku pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga dhomat e specializuara.

Por ende nuk është bërë e ditur se për cilat raste konkretisht Haradinaj do të merret në pyetje. Haradinaj nuk ka preferuar të ndalet e të flasë për media.

Megjithatë para nisjes për në aeroport ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën.

“Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj edhe dy herë më parë ishte përballur me Tribunalin e Hagës por në të dyja rastet është shpallur i pafajshëm.

Ndërsa njëherë ishte ndaluar në Francë me flet-arrest të Serbisë ku ka qëndruar për rreth 4 muaj për tu shpallur i lirë më pas nga Gjykata në Colmar të Francës.

Ramush Haradinaj të premten ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit pasi është ftuar nga Gjykata Speciale për tu marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Haradinaj edhe në vitin 2005 kishte dhënë dorëheqje nga po i njëjti post pas 3 muajsh qeverisje për shkak të  ballafaqimit të tij me atëherë Tribunalin e Hagës./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono