Haradinaj: Shpresojmë për jetësimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës

19:23 | 22/01/202019:230

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është shprehur optimist për realizimin e një linje hekurudhore Prishtinë-Durrës.

Në një konferencë për media kur u pyet nëse do të ketë marrëveshje me Beogradin për linjat hekurudhore pas asaj ajrore, Haradinaj, tha se më të interesuar janë që të jetësojnë linjën hekurudhore me Shqipërinë.

Megjithatë sipas tij fillimisht duhet të bëhet një analizë për këtë projekt.

Projekti i linjës hekurudhore Kosovës Shqipëri është përmendur vite më parë. Madje në janar të vitit 2015 ministrat e infrastrukturës të Kosovës dhe Shqipërisë ishin pajtuar që menjëherë të fillojnë punimet nga grupet e ekspertëve për ndërtimin e kësaj linje.

Për projektet rajonale ishte diskutuar edhe në Samitin e Ballkanit Perëndomir në Itali, në kuadër të të cilit liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Transportit për vendet e këtij rajoni./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono