Haradinaj rikthehet në Kosovë

15:20 | 25/07/201915:200

Sot pritet të mbërrijë në Prishtinë kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj. Ai përfundoi të mërkurën intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndërkohë Presidenti Thaçi nuk ka bërë asnjë hap për të drejtuar vendin në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Nesër bëhen një javë që kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndonëse Haradinaj ka kryer obligimin e tij dje në Hagë dhe sot pritet të kthehet në Kosovë, ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për krijimin e një qeverie teknike, apo shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Presidenti nuk i ka ftuar ende partitë politike për konsultim derisa këto të fundit janë deklaruar kundër një qeverie teknike dhe për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sido që të jetë Haradinaj pas kthimit nga Haga ka thënë se do t’i kthehet jetës politike. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të garoj sërish për postin e kryeministrit në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërsa në Hagë ai ka zgjedhur heshtjen për t’u mbrojtur. Nuk dihet ende nëse do të ketë aktakuzë për të në të ardhmen nga Specialja. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono