Haradinaj: Nuk do të lejoj vakum qeverisës në Kosovë

09:30 | 26/07/201909:300

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të lejojë vakum qeverisës në Kosovë, dhe se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij qeverisëse.

Ai iu përgjigj kështu kritikave në rritje nga përfaqësuesit e opozitës, të cilët kanë thënë, se në momentin e dorëheqjes, ai nuk ka të drejtë më të marrë vendime.

Kritika ka pasur edhe për shkakun se sot (e premte) Haradinaj ka thirrur një mbledhje të qeverisë. Por, Haradinaj i ka ftuar të gjithë ata që kanë dyshime në ligjshmërinë e vendimeve të ardhshme të qeverisë, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, pas kthimit nga Haga në Kosovë.

Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryeministrit, të premten e kaluar, për shkak se është ftuar për tu intervistuar nga Gjykata speciale për krime të luftës në Kosovë, në cilësinë e të dyshuarit.

Pas intervistimit nga prokurorët në Hagë, Haradinaj ka thënë se nuk pret të ketë aktakuzë ndaj tij, dhe se është mbrojtur në heshtje./REL

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono