Haradinaj: Lidershipi i BE ndjek politikë të gabuar në Ballkan

19:03 | 15/04/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar lidershipin e Bashkimit Evropian se ka ndjekur politika të gabuara në Ballkan. Sipas Haradinaj, gabimi kryesor ka qenë ai i Federika Mogerinit dhe komisionerit Hahn, që kanë promovuar opsionin e korrigjimit të kufijve.

Gjithë fajin për mosarritjen e deritashme të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ia ka hedhur përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Sipas tij, sikur ata të mos kishin folur për kufijtë dhe territoret do të ishte mundësia që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje. Ndërsa nuk pret që me diskutime për kufijtë të ketë marrëveshje as vitin e ardhshëm.

“Zonja Mogherini dhe Komisioneri Han i kanë humbur 1 vit BE-së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe për territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Deklaratat të cilat lënë hapur mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit, është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve”, deklaroi Haradinaj.

Ai është i bindur se delegacioni shtetëror nuk ka mandat negocimi për kufijtë. Delegacioni shtetëror për dialogun është formuar së fundmi në Kosovë. Ndërsa është presidenti Hashim Thaçi, ai që ka përmendur korrigjimin e kufijve por kjo çështje kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe opozita./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono