Haradinaj: Kufijtë ndryshohen vetëm me luftë

17:03 | 07/08/2018

“Kufijtë mund të ndryshohen vetëm me luftë”. Ka qenë ky reagimi i ashpër i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili dhe më parë ka kundërshtuar publikisht idenë e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur edhe njëherë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili prej ditësh mbron idenë se në dialogun e ardhshëm me Beogradin do të diskutohet dhe për korrigjimin e kufijve mes dy vendeve.
I pyetur rreth kësaj, Haradinaj u shpreh se kufijtë mund të ndryshohen vetëm me luftë.

“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i lëviz. Kush mendon kufijtë mund të lëvizen ndryshe, e ka gabim,” theksoi ai.

Duke folur rreth mundësisë që Presheva t’i bashkohet Kosovës, Haradinaj ka ripërsëritur edhe njëherë faktin se kufijtë tashmë janë të vendosur dhe ata nuk mund të ndërrohen. Ai shtoi se do të kishte dëshirë që Kosovës ti bashkoheshin të gjitha territoret ku ka shqiptarë dhe për këtë s’ka diskutim. Por kufijtë ekzistues janë vendosur nga lufta, dhe me mijëra njerëz janë sakrifikuar për këtë.

E vetmja gjë që ka mbetur të bëhet mes Kosovës dhe Serbisë, sipas kreut të ekzekutivit kosovar, është njohja reciproke në kufijtë aktualë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono