Haradinaj: Javën e ardhshme rekomandim pozitiv për vizat

15:52 | 13/07/2018

Kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se Kosova do të marrë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave në raportin që publikohet me 17 ose 18 Korrik. Shefi i qeverisë njoftoi gjithashtu se ka biseduar me Listën Serbe për shqetësimet e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se rekomandimi për liberlizimin e vizave do të publikohet brenda javës së ardhshme, dhe nënvizoi se këtu nuk përfundon e gjithë puna. Ai thotë se këtë hap e pason një proces mjaft i rëndë, sepse do të vendosë pastaj edhe Parlamenti Evropian dhe qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian.

Ramush Haradinaj: “Në procesin e vizave, rekomandimi do të jetë pozitiv, por nuk kryhet puna aty, sepse është parlamenti dhe janë qeveritë veç e veç, është proces bukur i rëndë. Të mos e humbim kondicionin as mediat, as shoqëria civile e as partitë. Mos ta heqim vëmendjen të gjithë”.

Më tej, Haradinaj ka sqaruar dhe takimin e tij të fundit me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Milan Radojiçiç. Shefi i qeverisë së Prishtinës njoftoi se ka biseduar për partneritetin me këtë forcë poltiike dhe shqetësimet e tyre.

Ramush Haradinaj: “Në Kuvend nuk i kam parë. Mirë është që të vijnë, humbin ata vetë. Proceset ecin, nuk është se mungesa e tyre në qeveri po e ndalë punën, ata humbin për vete. Është me rëndësi që Kosova është e hapur për serbet, por s’do të lejojmë që askush t’i kërcënojë pjesëtarët e FSK-së. Janë tema që s’kemi mundur t’i mbërrijmë të gjitha”.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës komentoi edhe projektrezolutën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në liberalizimin e vizave. Ai tha se mbështet këtë dialog dhe vazhdimin e tij./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono