Haradinaj: Gjuriç duhej dërguar menjëherë në Serbi

12:54 | 17/04/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se nuk ka qenë dakord që Marko Gjuriç të sillej në Prishtinë pas arrestimit në veri të Mitrvocës. Kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh se do të kishte qenë më mirë që ai të dërgohej menjëherë në Serbi.

Duke iu rikthyer dhe njëherë arrestimit të drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Gjuric, kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, u shpreh se nuk ishte dakord, që ai të sillej në Prishtinë. Kreu i ekzekutivit kosovar tha se do të kishte qenë më mirë nëse ai do të dërgohej menjëherë në Serbi. Pavarësisht faktit që policia e Kosovës, e cila kreu operacionin e arrestimit të Marko Gjuriçit është nën urdhërat e Ministrisë së Brendshme, sipas Haradinaj operacioni duket se nuk ka shkuar saktësisht si do të donte ai.

Më tej, kryeministri i Kosovës theksoi se e kishte lutur Marko Gjuriçin të priste edhe një ditë për të marrë lejen për të hyrë në Kosovë dhe nëse ai do ta kishte bërë çdo gjë do shkonte mirë.

Në një intervistë për televizionin serb Happy, Haradinaj tha se nëse nuk do të kishte reaguar atëherë opozita në vend do të kërkonte llogari nga qeveria që ai drejton

“Megjithatë ndodhi një situatë e pakëndshme. Ai e kishte të ndaluar hyrjen. E dija paraprakisht se ai do të arrestohej. Ky arrestim ka qenë një situatë e pakëndshme për të gjithë”.

I pyetur për deklaratën e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, sipas të cilit, Gjuriç ishte liruar pasi i kishte telefonuar kryeministrit të Kosovës, Haradinaj tha se nuk e dinte se me kë ka folur, por jo me të.

Pyetjes së gazetarit serb nëse kishte vrarë njeri në luftë, Haradinaj iu përgjigj se lufta është luftë.

“Nuk e di, ndoshta. Lufta është luftë. E kam veshur uniformën i vetëdijshëm për pasojat. Kam humbur dy vëllezër në uniformë. Njësoj gjykon edhe një ushtar serb kur shkon në luftë. Nëse nuk mund ta përballoni këtë, atëherë mos hyni në konflikt”.

Për politikat e jashtme që ndjek Kosova, Haradinaj tha se vendi i tij është pjesë e Europës.

“Ne jemi pjesë e Evropës dhe bashkëpunojmë me Brukselin dhe Berlinin. Megjithatë, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, ne jemi pjesë e klubit të vendeve që udhëhiqen nga Amerika. Për ne nuk është problem që ta pranojmë, nuk kemi as kohë për t’u marrë me problemet në botë”.

Duke folur për mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Haradinaj tha se asocacioni mund të formohet, por në kuadër Kushtetutës së Kosovës.

Ndërsa për qëndrimin në Hagë, ai u shpreh se ishte takuar me shumë serb përfshirë dhe Sheshel.

“Haga ishte një Jugosllavi e re, por nga një perspektivë nacionaliste. Realiteti ishte se jetonim shumë keq nën regjimin e Milloshevicit. Pushteti dhe policia bënë gjëra të tmerrshme, por populli serb e dinte se kjo nuk ishte e drejtë. Do të kërkoja nga Beogradi zyrtar që të sigurojë më shumë hapësirë për serbët nga këtu”.

Kryeministri i Kosovës tha se është përballur dy herë me procese gjyqësore në Gjykatën e Hagës dhe në fund ka dëshmuar pafajësinë e pastërtinë e luftës që ka bërë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono