Haradinaj – Clinton: Me avionët e jetës, ndalët trenat e vdekjes!

12:50 | 12/06/2019

Kryeministri Haradinaj gjatë fjalës së tij në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, i është drejtuar me fjalë emocionuese ish-presidentit të Amerikës Bill Clinton, i cili është i pranishëm në ceremoni. Ai tha se avionët e NATO-s në Kosovë bënë të mundur ndalimin e trenave të Serbisë.

“Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President! Ju me avionët e jetës i ndalët trenat e vdekjes dhe e ndalët spastrimin etnik. Sot një popull i rilindur iu falënderon përjetë. Sot shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon dhe është vlerë e shtuar në botë. Sot Kosova është atdheu i të gjithë neve që jetojmë në Kosovë”, tha Haradinaj./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono