Haradinaj: BE duhet të shqetësohet më shumë për Ballkanin

17:13 | 11/12/2018

Në një intervistë për prestigjozen Financial Times, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se Bashkimi Europian duhet të shqetësohet më shumë për Ballkanin pasi mund të ketë destabilizim.

Vendimet ndaj Serbisë janë marrë në momentin kur zëri i Kosovës nuk është dëgjuar më në Bashkimin Europian. Me këtë deklaratë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbrojtur dhe njëherë vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina që hyjnë në Kosovë.

Në një intervistë për prestigjozen Financial Times, Haradinaj këmbënguli se vendimi nuk ka të bëjë me arrogancën, por sipas tij nuk kishte mbetur asnjë rrugë tjetër.

Kreu i ekzekutivit kosovar i kërkoi Bashkimit Europian që të marrë më seriozisht aspiratat e Kosovës për anëtarësim, në mënyrë që të shmanget dhe destabiliteti në rajon. Ai akuzoi Beogradin se po zbaton interesat e Rusisë për të shkaktuar tension në rajon.

Financial Times shkruan se deklaratat e Haradinaj vijnë në një moment ku tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë përshkallëzuar. Duke përmendur këtu dhe votimin në 14 dhjetor të projektligjit për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj shtoi se Kosova është ankuar prej vitesh në Komisionin Europian për faktin se Serbia nuk respekton marrëveshjen e CEFTA, dhe as marrëveshjet e Brukselit. Por zëri i saj nuk u mor parasysh.

Duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve Haradinaj tha se ishte një plan i rrezikshëm për rajonin. Ndërsa Financial Times nga ana e saj shkruan se kjo ide është nisur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai serb Vuçiç si dhe është mbështetur nga disa liderë europianë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono