Hapet qendra e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Dajtit

16:05 | 25/03/2019

Promovimi i Shqipërisë turistike përtej detit është synimi i ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit. Ministri Blendi Klosi e bëri të ditur nga mali i Dajtit, ku inauguroi qendrën për vizitorët që hapi dyert në këtë zonë.

Të gjithë ata që zgjedhin t’i largohen zhurmës së qytetit e të kalojnë pak kohë në qetësinë që ofron mali i Dajtit tashmë do të kenë mundësi të mësojnë më tepër rreth këtij parku kombëtar.

Qendra e shtatë për vizitorët në vend është çelur pikërisht këtu.  Falë financimit prej 130 mijë eurosh të Bashkimit Europian. Ambasadori i BE-së në vendin tonë e inauguroi bashkë me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.

Kjo qendre sipas ministrit Klosi do të jetë një pikë që do të ofrojë më tepër mundësi për argëtim. Guidat profesioniste do te jenë aty, jo vetëm për të huajt, por dhe vendasit që dëshirojnë të shëtisin zonën, në këmbë apo me biçiklete.

Turizmi i qëndrueshëm sipas Ambasadorit te Bashkimit Evropian në vendit tonë arrihet duke mbrojtur mjedisin prandaj apeli i tij vjen pikërisht për këtë aspekt.

 “Qëllimi është hapja e këtyre qendrave për të patur një turizëm të qëndrueshëm. Ne që këtu mund të shohim Tiranën dhe kjo qendre mund të shërbejë si qendër komunikimi mes qytetit dhe parkut. Ne shpresojmë se Shqipëria do t’i bashkohet shpejt rrjetit të “Natyra 2000”. Prandaj është e rëndësishme të krijohen qendra të tilla por më e rëndësishme është që të zbatohet ligji”.

Parku Kombëtar i Dajtit  i vendosur 26 km në lindje të Tiranës  zë një sipërfaqe prej 3300 ha dhe njihet për florë dhe faunë të  pasur. Vetëm në tre muajt e parë të vitit ai ka pritur rreth 20 mijë vizitorë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono