Hapet gropa papritur dhe “gëlltit” autobusin në Kinë,  6 të vdekur e 16 të plagosur

09:28 | 14/01/202009:280

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një gropë e madhe “gëlltiti” një autobus dhe disa këmbësore në Kinën qendrore. Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai.

Pamjet treguan një shpërthim menjëherë pasi autobusi dhe kalimtarët ranë brenda. Pamjet nga incidenti i fundit tregojnë momentin kur njerëzit janë duke pritur në një stacion autobusi, ndërsa toka nën autobus fillon të shpërthejë brenda.

Sipas mediave shtetërore, vrima kishte një diametër prej 10m. Është e paqartë se sa persona ishin brenda autobusit në kohën e incidentit. Këto gropa gjigante që hapen papritur në Kinë janë një fenomen i njohur si “sinchole” dhe kanë marrë jetë njerëzish.

Në vitin 2018, katër persona u vranë pasi një gropë  u hap në një trotuar në qytetin Dazhou, në Kinën jug-perëndimore.

Në vitin 2013, një incident i ngjashëm vrau pesë vetë në një zonë  industriale në qytetin jugor të Shenzhen.

Ky fenomen lidhet shpesh me ndërtimin dhe zhvillimin e shpejtë në vend./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono