Hapet ekspozita me fotot origjinale të filmit “Skënderbeu”

16:30 | 18/05/2019

Në Gjirokastër është hapur ekspozita me fotot origjinale gjatë xhirimit të filmit Skënderbeu . Një pjesë e fotove origjinale gjatë xhirimit të filmit Skënderbeu janë ekspozuar në hollin e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër.

 

Ky aktivitet vjen si bashkëpunim i Agjencisë së kulturës, qendrës kulturore Musine Kokalari dhe me  mbështetjen e bashkisë Gjirokastër. Ideatori eshte Ilir Lluri. Ekspozita përkon dhe me 65 vjetorin e realizimit të filmit kushtuar heroit tonë kombëtar, i cili  ka qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë.

Aktiviteti po ndiqet me mjaft interes edhe nga qytete të tjera të vendit si Tirana dhe Elbasani. Kjo ekspozitë do të qëndrojë  e hapur për disa dite./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono