Hapen të gjitha rrugët drejt qyteteve në Qarkun e Dibrës

18:27 | 11/01/2019

Reshjet e borës në Dibër gjatë gjithë ditës kanë qenë me intensitet të ulët. Në aksin Peshkopi-Tiranë dhe në segmentin Peshkopi-Kala e Dodës qarkullohet me zinxhirë. Rrugët e njësive administrative drejt qyteteve janë të hapura, ndërsa rrugët nga njësitë administrative drejt fshatrave vazhdojnë të jenë të bllokuara. Të izoluara në Dibër janë fshatrat Lurë, Reç, Zall Dardhë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës, Sllovë, Tomin, Melan e Maqellarë. Një 25-vjeçare nga Peshkopia e bërë nënë dje në spitalin e qytetit, u transportua nga një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore për në Tiranë. E shoqëruar nga prefekti i qarkut, Nexhbedin Shehu dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave civile , Haki Çako, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka inspektuar aksin Skuraj–Burrel.

“Dua të vlerësoj e falënderoj të gjitha strukturat e përfshira në përballimin e pasojave të motit të keq, në veçanti të gjithë ata efektivë e punonjës (FA, Policia, specialistë të emergjencës, shëndetësisë, OSSHEE, etj) që kanë zbritur të parët në terren e do jenë të fundit që do të largohen nga këto zona, deri në momentin kur vështirësitë të kenë kaluar, megjithatë me shqetësim konstatoj se jo të njëjtën përgjegjshmëri kemi patur nga firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtyre ditëve të vështira. Këto firma padiskutim paguhen me paratë e taksapaguesve dhe situata që kemi konstatuar nuk është më e mira e mundshme prandaj unë i bëj thirrje ARRSH-së, bashkive, të cilat lidhin kontratat me firmat mirëmbajtëse kryesisht për rrugët rurale apo ato rrugë të cilat lidhin fshatrat dhe qytetet me njëri-tjetrin që të ushtrojnë kontroll shumë më të mirë mbi këto kontrata dhe punën e tyre kontraktuese për të mos u mohuar qytëtarëve shqiptarë atë shërbim për të cilin këto firma janë kontraktuar”, u shpreh Xhaçka./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono