Hap siparin Forumi Ekonomik Botëror në Davos, 340 liderë në Zvicër

12:08 | 23/01/201812:080

Liderë nga e gjithë mblidhen sot në Zvicër për Forumin ekonomik të Davosit. Forumi që nis sot dhe do të përfundojë më 26 janar bën bashkë 340 liderë botërorë, drejtues të kompanive të mëdha botërore dhe sipërmarrës nga e gjithë bota.

Pjesë e forumit do të bëhen edhe ekspertë të politikës, ekonomisë, përfaqësues të mediave etj. Kryeministri Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar gjatë këtij forumi, ku priten edhe takime të rëndësishme në nivel krerësh të qeverive.

Pjesë e Forumit të Davosit do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa si një nga të ftuarit kryesorë në këtë forum do jetë edhe kryeministri indian Narendra Mori, presidenti francez, Macron, si dhe kryeministrja britanike Theresa May.

Të ftuar do të jenë edhe shefja e FMN-së Kristinë Lagard, drejtori i ABM, Xhini Rometi, kryeministrja norvegjeze Erna Solberg, mbretëresha jordaneze Rania, ish-kryeministri britanik Gordon Braun, kryeministri kanadez Justin Trudeau, dhe ai izraelit Benjamin Netanjahu./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono