Handanovic: Humbje që djeg, ja çfarë ndikoi për keq. Mendjen te Fiorentina

23:37 | 10/12/201923:370

Interi nuk ia doli të mposhtë Barcelonën dhe aventura europiane e zikaltërve do të vijojë në Europa League. Katalanasit luajtën pa asnjë motiv dhe aktivizuan lojtarë të rinj, teksa fituan 1-2 në Milano.

Samir Handanovic nuk e fsheh zhgënjimin në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. Portieri dhe kapiteni zikaltër, tenton t’i japë moral shokëve dhe fokusohet te ndeshja e ardhshme në Serie A, aty ku ekipi i Contes ndodhet në vend të parë.

Sulmuam dhe patëm shumë raste, teksa na mungon një gol në pjesën e dytë. E dinim që Barcelona do të luante me kundërsulm, krijimi i distancave mes reparteve na lodhi. Sa më shumë që kalonte koha, aq më e vështirë bëhej për ne.

Na djeg kjo humbje, por nuk mendoj se do të ndikojë në ecurinë tonë në kampionat. Le të rikarikojmë bateritë dhe të përgatitemi për ndeshjen me Fiorentinën. E meritonim kualifikimin me atë që kemi dhuruar në fushë, por kemi treguar edhe ulje-ngritje në paraqitjet tona“, përfundon kapiteni i Interit. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono