Hamas kërcënon me luftë pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit


11:31 | 07/12/2017

Përshkallëzohet tensioni pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Hamas kërcënon me luftë, ndërsa kryeministri Izraelit ka paralajmëruar se edhe shtete të tjera do të bëjnë të njëjtën gjë si SHBA.

Grupi islamik palestinez Hamas ka paralajmëruar me luftë pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Vendimi amerikan rrezikon të hedhi në erë ekuilibrat e brishtë në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër kryeministri izraelit Netaniu deklaroi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me shume shtete që kanë ndërmend të transferojnë selitë e tyre diplomatike në Jeruzalem, sipas tij edhe para vendimit të Uashingtonit. Por netaniau nuk ka dhënë detaje se cilat janë këto vende. Kreu I ekzekutivit izraelit deklaroi se presidenti amerikan Tramp me këtë vendim kishte hyrë në historinë e Jeruzalemit.

Lideri I Hamad Ismail Hanieh theksoi se duhet nisur sa më parë një luftë ndaj Izraelit pasi shpallja e Jeruzalemit si kryeqytet i tij ishte një deklaratë lufte ndaj Palestinës.

Por përballë gazetarëve netaniau theksoi se Izraeli dëshiron paqen dhe trajtohet padrejtësisht si agresor. Ai theksoi se kishte si objektiv bashkimin e të gjithë njerëzve në Lindjen e mesme kundër barbarizmit të Iranit dhe vendeve të tjera fqine, apo dhe kundër Isis. Sipas tij beteja e vërtetë e të ardhmes është liria dhe vendi I tij aktualisht është në mes të kësaj beteje./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono