Halli që dërgoi familjen shqiptare në Francë

18:40 | 29/04/201918:400

“Nuk dua që familja ime të kthehet në Shqipëri, ne nuk jemi të sigurt atje”, thotë Mariola Gjyriqi, nënë e tre fëmijëve dhe gruaja e Hysni Gjyriqit. Familja shqiptare ka jetuar në Lure për 6 vjet dhe anëtarët e saj janë të integruar në mënyrë perfekte. Të premte, familja nga Shqipëria mori një OQTF (obligim për të lënë territorin francez) duke u dhënë atyre 48 orë kohë  për t’u larguar.

Familja thotë se është e kërcënuar në Shqipëri, pas një konflikti në lagje, shtëpia e tyre u shkatërrua. “Nuk kemi shtëpi në Shqipëri”, thotë Mariola.

Familja Gyriqi ka paraqitur një ankesë për pezullim të vendimit në Gjykatën Administrative të Besançonit, por ata janë të tronditur nga lajmi. “Burri ka një kontratë punësime më CDI, fëmijët e mi janë të tre të arsimuar dhe kanë rezultate të mira, nuk e kuptoj këtë vendim të prefekturës”, shpjegon Mariola Gjyriqi.

Anëtarja më e vogël e familjes, Ersiola, 14 vjeç është  ndjekur klasën e pestë në Kolegjin Albert Jacquard në Lure dhe e flet në mënyrë perfekte frëngjishten. Vajza ka rezultate të shkëlqyera.

“Ndihem si në  shtëpi në Lure. Unë kam shumë miq këtu dhe e shoh të ardhmen e jetës time në Francë”, thotë Ersiola, raporton media franceze francebleu.fr.

Vëllai i saj Ergysi, 17 vjeç,  është në vitin e fundit dhe ai e flet rrjedhshëm gjuhën frënge dhe planifikon që jetën e tij ta ndërtojë në Francë. “Unë dua të bëhem ekonomist” thotë i riu.

Gjyriqi jeton në Lure dhe i gjithë komuniteti flet mire për familjen shqiptare. Eric Houlley, kryebashkiaku i qytetit mbështet qasjen e tyre për të qëndruar në Francë. “Është një familje shumë mirë e integruar me ne, e cila nuk përbën problem. Unë respektoj ligjin, por aspekti njerëzor duhet të jetë i primat në këtë çështje”, tha kryebashkiaku i Lure.

Fati i Gjyriqit tani është në duart e Gjykatës Administrative të Besançonit, e cila duhet të vendosë. Prefektura e Haute-Saône nuk dëshiron të komentojë për situatën./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono