“Hakmarrja” e Trump, demokratët të frikësuar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020

16:58 | 27/03/2019

Përfundimet e hetimit të prokurorit special Mueller në çështjen Rusiagate, kanë vështirësuar ndjeshëm situatën e demokratëve, të cilët ishin mbështetur në këtë hetim për të larguar Trump nga Shtëpia e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të 2020-s.

Gara e vërtetë për zgjedhjet presidenciale të 2020-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë ka nisur.

Përfundimet e raportit të prokurorit special Robert Mueller patën efektin e një tërmeti në skenën politike amerikane. Por ai që duhet të ndihet i shqetësuar nuk është më presidenti amerikan Donald Trump, por rivalët e tij politikë.

Këta të fundit ishin mbështetur fort tek çështja e Russiagate, në kuadër të garës drejt Shtëpisë së Bardhë. Por aktualisht demokratët duhet të përballen me një realitet shumë më ndryshe se ai që kishin ëndërruar.

Sipas analistëve, demokratët janë të shokuar me mënyrën se si përfunduan hetimet mbi lidhjet e mundshme të kreut të Shtëpisë së Bardhë me Moskën. Një situatë e njëjtë me atë të 8 Nëntorit 2016, kur rezultatet vulosën humbjen e Hillary Clinton.

Trump ia doli të fitonte dhe këtë herë, duke marrë betejën ndoshta më të ashpër. Për ta bërë më të lehtë fushatën elektorale për një mandat të dytë presidencial./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono