Hajdari: Marrëveshja e Bashës dhe Kryemadhit e bënë Ramën perandor

18:59 | 02/09/2019

Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar u shpreh se marrëveshja e Bashës me Kryemadhin për të djegur mandatet, e bënë Edi Ramën perandor.

Skema e fundit e PPP-së mund të konsiderohet më korruptivja. Kjo ka fundosur buxhetin e shtetit, është ndër më të rrezikshmet. Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë, bandat kanë zaptuar vendin. Por kush është fajtor për këtë situatë?

Përpara 25 qershorit kishim një qeveri tranzitore. Një pakt mes Bashës dhe Ramës. Kush e solli situatën e sotme? Kush e bëri Ramën perandor?

Padyshim kjo ishte një marrëveshje tjetër midis Bashës dhe Monika Kryemadhit. Ata së bashku kërkuan që deputetët e tyre të dalin nga parlamenti. Ata kërkuan që ta bënin Edi Ramën perandor. Ata kërkuan që Edi Rama të rikthente dhe të instalonte diktaturën në vend”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono