Hahn: Shqipëria mund të lerë pas Serbinë drejt anëtarësimit në BE

08:59 | 08/11/2018

Eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han thotë se Shqipëria mund të lerë pas Serbinë, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Megjithatë sipas tij nuk ka asnjë rrugë të shkurtër për këtë, por duhen plotësuar të gjitha kërkesat e Unionit.

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn në një intervistë për median gjermane, “Die Welt” ka dhënë një mesazh të drejtëpërdrejtë për Shqipërinë. Ai pranon se deri më tani, Mali i Zi dhe Serbia janë më pranë anëtarësimit në BE, por sipas tij kjo “maratonë vrapimi” së shpejti mund të kryesohet edhe nga Shqipëria. Duke folur për rëndësinë dhe impaktin që do të kishte zgjidhja përfundimtare e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës, Hahn thotë se “në këtë drejtim, mund të ketë një efekt gjallërues në zgjidhjen e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës, duke çuar përfundimisht në një përparim në procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor.

Johannes Hahn, eurokomisioner për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë: “Së pari, vendet e BE-së theksojnë se pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse të 6 vendet mund të përfshihen. Një zgjidhje për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë e bën këtë skenar më shumë të realizueshëm. Së dyti, ekziston një lloj konkurrence pozitive në Ballkan për atë se kush bën përparimin më të shpejtë. Për një kohë të gjatë, ishin Serbia dhe Mali i Zi “vrapues” në procesin e pranimit në BE, por tani mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia”.

Më tej ai nënvizon se viti 2025 është një datë indikative, por nëse zbatimi i reformave është intensifikuar, shikohet si një datë mjaft realiste. Megjithatë, Hahn rithekson se të gjitha kërkesat e anëtarësimit duhet të plotësohen para se këto vend t’i bashkohen Unionit Evropian. Eurokomisioneri tha dhe njëherë se nuk ka rrugë të shkurtër për këtë process. “Këtu, motoja është: cilësia shkon përpara shpejtësisë”, përfundoi ai./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono