Hahn nuk përjashton mundësinë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë

22:29 | 14/09/2018

Eurokomisioneri Hahn nuk ka përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai tha se shpreson që akordi final të arrihet në mes të 2019-s.

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, në një intervistë për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA, foli për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarti i Brukselit tha se në kuadër të marrëveshjes përfundimtare në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, “shkëmbimet territoriale” ose “korrigjimi i kufirit”nuk është mundësi e përjashtuar.

Johannes Hahn, eurokomisioner për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit: “Marrëveshja e këtillë do të përmbajë shumë elemente. Ndërsa kjo mund të jetë pjesë e mozaikut përfundimtar. Të gjithë flasin për mbiemrin “verior”, por marrëveshja përmban 35 apo 40 faqe dhe numëron elemente në fusha të ndryshme. Supozoj se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit do të përbëhet nga më shumë se 35 faqe, për këtë është shumë optimiste të mendohet se do të bëhet për disa javë”.

Sipas tij marrëveshja e arritur ndërmjet dy shteteve duhet të kontribuojë për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit. Megjithatë Hahn thotë se edhe Serbia edhe Kosova duhet të jenë në dijeni për shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare sa i përket çështjes së dialogut. Eurokomisioneri në intervistë për agjencinë e lajmeve MIA nënvizoi se është e mundur që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihet nga mesi i vitit 2019./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono