Guximi i talentit të stolit, Nagelsmann: Refuzova Realin, ju tregoj pse

17:56 | 14/02/202017:560

Julian Nagelsmann është një ndër trajnerët më të mirë në Europë, pavarësisht moshës 32-vjeçare. Gjermani po drejton me sukses Leipzig dhe ekipi nga jugu i Gjermanisë po konkurron fort për titullin në kampionat, teksa është një nga surprizat më të bukura në Champions League.

Në një prononcim për The Independent, Nagelsmann zbulon një prapaskenë merkato. Një ndër klubet më të mëdhenj në planet e kontaktoi për t’i dhuruar pankinën, por trajneri i talentuar pati guximin për të refuzuar ofertën.

Në vitin 2018 refuzova Realin e Madridit. Mendoj se nuk ishte hapi i duhur për zhvillimin e karrierës time. Refuzova edhe për shkak të gjuhës. Komunikimi është shumë i rëndësishëm. ‘Hola, que tal?‘ (Përshëndetje, si jeni), është e vetmja gjë që di në spanjisht. E ardhmja? Ideja ime është që të qëndroj katër vite te Leipzig“, deklaron Julian Nagelsmann. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono