“Guxim i madh të më quash mysliman”, Mustafa Nano debat me imamin Drilon Gashi

23:30 | 28/01/202023:300

Imami nga Kosova Drilon Gashi i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në “Provokacija” me Mustafa Nanon, ka folur në lidhje me shkarkimin nga puna që i është bërë, sipas tij në mënyrë të padrejtë. Imami tha se ai nuk është i pranueshëm nga autoritetet atje edhe pse ka shumë fansa jo vetëm në Kosovë por edhe në diasporë. Gashi ndër të tjera është shprehur se kleriku nuk e pranon pasi ai nuk pajtohet me disa ide të tyre.


Bashkëbisedimi në studion e Provokacija

Mustafa Nano: Ti vetë mendon se evolucioni darvinian nuk ka ndonjë kontraditë me islamin.

Drilon Gashi: Jo vetëm me evolucionin por unë mendosj se shumë prej hoxhallarë bien në kontraditë me islamin, sipas meje dhe asaj që kam studiuar. As sekularizmi nuk bie ndesh as me Kuranin e as me Islamin edhe plot mendime të tjera pasi mendoj se edhe jomuslimanët mundet që të shkojnë në xhenet ndoshta me kushte të tjera, nuk jam dogmatik si ato , ata nuk e kanë dëshirë reformën, ndoshta kanë dëshirë të mbajnë islamin që e kanë mësuar që e kanë mësuar që nga perandoria otomane, një islam mesjetar, sektar.

Mustafa Nano: Për ty unë supozoj që kurani është fjala e diktuar nga zoti.

Unë besoj se besoj Kuranin por nuk jam sektar, kënaqësia më e madhe  ishte që të bashkohen dy shqiptare nga pjesë të ndryshme të atdheut. Në njërën anë qëndron një besimtar që e beson kuranin por ndoshta në anën tjetër mund të jetë një person që nuk beson, i vetëdeklaruar ateist.

Mustafa Nano: Kam vënë re se besimtarët refuzojnë të vijnë me mua në studio unë do të doja Shefqet Krasniqin ose shumë imam në Tiranë, por që nuk vijnë pse thua.

Drilon Gashi: Unë po shikoj një shmangie nga imamët, por ka ardh koha të debatojmë.

Mustafa Nano: Edhe njerëzit me prirje sekulariste mund të shkojnë në xhenet?

Drilon Gashi: Unë mendoj se islami është perandori shpirtërore, ndërsa sekulariteti përfshin drejtimin e shtetit edhe mospërzjerjen e fese në organet shtetëroe. Islami nuk ka ardhur për të rregulluar komunën ose parlamentin, por parlamentin e zemrës, të shtetit e udhëheq kryeministri Edi Rama në Shqipëri ose ish kryeministri jonë Haradinaj që na e keni paditur në gjyq ishalla po kalojme mirë për këtë padi. Po pse emri i emisionit “provakacija”, pasi ne shqiptarëve të Kosovës na tingëllon pak si serbisht.

Mustafa Nano: Është serbisht si fjalë, në një moment të caktuar pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, që u pezullua dhe shkuam edhe në gjyq për shkak të asaj ndeshje ne shkuam edhe ne Evropian, për shkak të ngjarjes që ndodhi në fushë, mediat serbe kanë folur shumë për termin provokacia i cili erdhi më pas në Tiranë dhe u bë barbarizëm. Unë e mora në mënyrën më të pafajshme.

Drilon Gashi:Vëllai Mustafa për një vendim të tillë apo vendime të  “mëdhaja”, që i bën shteti duhet me u pyet edhe ne dhe jo me u bë qefin palëve të treta dhe vëllai tënd me i kthy shpinën.

Mustafa Nano: E ke me Edi Ramën?

Drilon Gashi: Po e lëmë anash politiken dhe po i kthehemi temës sonë. Nuk është armik nëse nuk ka bërë krime dhe nuk kemi shpall armiqësi, në të ardhmen duhet të kemi bashkëpunime pasi i kemi komshi. Profeti Muahamed na ka urdhëruar që të sillemi mirë me komshinjtë, por nëse komshiu ti mbyll të gjitha dyert dhe don që të pushtojë siç ka bërë atëherë çfarë të mbetet ti në punën tënde dhe unë në timen.

Mustafa Nano: Unë ju pyeta për kuranin nëse besoni se është fjala e diktuar nga Zoti, por aty në kuran mesa e njoh unë nuk ka një mendim të mirë për sekularistët apo personat që nuk janë pjesë e fesë islame.

Drilon Gashi: Një nga problemet që sillet mes atyre që shpjegojnë fenë është shpjegimi i terminologjive që është ajo e mohimit. Qafiri sipas kuranit është mos me e pranu të vërtetën kur të paraqitet dhe me qenë armiq ndaj tjetër ky është qafiri i vërtetë që zoti i ka përgatitur dënim. Ndryshe nga ersoni që është duke e gjurmuar të vërtetët ai nuk është qafir është njeri i thjeshte dhe nuk ka normë të caktuar sheriatike sipas kuranit.

Mustafa Nano: Ti përballe ke një qafir?

Drilon Gashi: Unë nuk e di a je qafir vetëm zoti e din. Në kuran fjala “kefer” e ka mbuluar të vërtetën ndryshe me këtë fjalë i thuhet edhe bujkut që e ka farën në dhe. Në këtë rast në terminologjinë islame kofiri është mohim i të vërtetës, ndryshe injoranca dhe mosdija nuk është kofer.

Mustafa Nano: Për ju besimi fetar është me i rëndësishëm se dashuria për vendin

Drilon Gashi: Të dyja janë të rëndësishme nuk shkeputen prej identitetit, unë mendoj se pas asaj që kam parë dhe kam folur deri më tani ju jeni më musliman se ato që më kanë hequr mua nga puna, mos me pas qenë musliman nuk do më kishe ftuar në studio dhe nuk do të bëjë këtë bisede kaq interesante me mua në studio, nuk je kriminel, nuk je dyfytyrësh nuk je zullumqar ky është islami.

Mustafa Nano: Duhet guxim i madh të më quash mua musliman pasi ka disa kritere, muslimanët duhet të bëjë harxh që unë nuk e kam në plan, të lutet pesë herë në ditë unë nuk e bëj ky është përkufizimi zyrtar që i bëhet islamit.

Drilon Gashi: Përkufizimi sektar po, por islami i kuranit është diçka tjetër shtyllat e islamit sipas kuranit është ndryshe nga ato që predikojnë klerikët.

Mustafa Nano: Unë nuk jam musliman edhe për arsye të tjera sepse unë kam lexuar kuranin shqip dhe anglisht, por..

Drilon Gashi: Sot ose do më bindesh me mendimet e tua që i ke ti dhe do më bësh ateist ose do të bindi dhe do të bëhesh musliman sikurse jam unë.

Mustafa Nano: Gjysme ore është pak me e bind njëri tjetrin. Unë besoj te gjerat që ekzistojnë, prova të qarta dhe dokumentare., ne e dime që profeti ka qenë i martuar me Hatixhen, që ka lindur në Mekë, që iku njehere në Medinë këto nuk janë fakte që ne i kemi të dokumentuara diku por thjesht një person pas 200 vitesh e ka ndërtuar si histori.

Drilon Gashi: Këto që e kanë shkruar kanë qenë servilë të pushteteve të kohës dhe janë munduar që profetin ta paraqesin me imazhin e kalifit, për me fitu prestigj. Librat që janë shkruar për historinë janë shumë të ndryshme./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono