“Gulf”, raporti i DASH e rënia e euros në Mbrëmje në ABC News


20:34 | 02/05/2018

Kryeredaktorja e revistës ekonomike “Monitor” Ornela Liperi e ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC News “ ka folur për falimentimin e kompanisë “Gulf”, raportin e DASH për Shqipërinë dhe reagimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me rënien e euros.

Ajo që ndodhi me kompaninë “Gulf” është një skemë e mirëfilltë mashtrimi piramidë, thotë Liperi, por ajo që duhet të bënin tatimet dhe qeveria ishte të shpallej falimenti i kompanisë.

“Nuk është ndonjë risi e madhe, tregu i kompanive është shumë i luhatshëm. Gulf tregtonte naftën e  ARMO-s. Në dhjetor pati ndërprerje të aktivitetit. Në momentin që mbaroi rezerva e naftës kompania falimentoi. Problemi është se aty një mendje djallëzore shkoi dhe shiti kupona. Ajo që duhet të ndodhte janë institucionet që rregullojnë indirekt.

Ajo që më habit është guximi që kanë kompanitë për të bërë këto gjëra. Sikundër ARMO që për një vit shiti naftë dhe nuk pagoi taksa. Problemi është që këto kompani ende aplikojnë këto skema dhe ia hedhin pa u lagur, sepse mungon ndëshkimi”- u shpreh Liperi.

Raporti i DASH për Shqipërinë i cili thotë se vendi ynë është një parajsë për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, ishte një tjetër çështje e diskutuar në studion “Mbrëmje në ABC News”. Për Liperin pas vitit 2016 pati një fluks të shtuar të valutës dhe ajo që shohim është një bum ndërtimi, që nuk justifikohet nga ekonomia formale.

Përsa i përket rënies së euros, Liperi  thotë se vitet e fundit ka një fluks të hyrjes së euros dhe kjo çon në uljen e monedhës, pasi kemi një ofertë të rritur të euros, që nuk shpjegohet. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono