Guatemalë, shpërthimi i vullkanit Fuego shkakton tragjedi

12:43 | 05/06/201812:430

69 të vdekur dhe shumë të plagosur, është ky bilanci akoma provizor i viktimave në shpërthimin e vullkanit “Fuego” në Guatemalë. Ndërsa numri i personave të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre është 3100. Ndërkohë, është rihapur aeroporti në kryeqytet. Shpërthimi ka shpërndarë shtëllunga tymi dhe hiri në më shumë se 4 kilometra lartësi. Sipas asaj që raportohet nga mediat ndërkombëtare, hiri ka mbuluar banesat dhe rrugët e një zone në afërsi të vullkanit. Shpërthimi i së dielës ishte i dyti brenda 2018-ës. Vullkani Fuego është një nga më aktivët në Amerikën Latine. Në zonë jetojnë rreth 1.7 milionë banorë. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono