Guardiola: Më lodhët me këtë temë, vetëm kështu largohem nga City

14:53 | 18/01/202014:530

Shumë është folur për një largim të Pep Guardiolës në fund të sezonit nga Manchester City. Juventus, Barcelona dhe Bayern Munchen janë disa nga ekipet që do të ishin gati t’i besonin pankinën, por spanjolli mendon ndryshe.

Guardiola tregon për Sky Sports se ka vetëm një mënyrë për t’u larguar: nëse klubi vendos ta shkarkojë. Trajneri i premton besnikëri “Cityzens” dhe është gati të vijojë punën me këta lojtarë, edhe nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions League.

E kam thënë mijëra herë, nëse Manchester City më shkarkon, nuk do të largohem. Është 100% e sigurt që do të jem sërish këtu edhe sezonin e ardhshëm. Kjo nuk ka lidhje me faktin që kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe kemi luajtur shumë mirë në muajt e fundit.

Më pëlqen të punoj me këta futbollistë. Edhe nëse gjithçka shkon keq dhe nuk arrijmë të kualifikohemi në Champions, nuk do të largohem. Ka gjithmonë momente pozitive dhe negative për një trajner, është e pamundur të fitosh gjithmonë“, thekson Pep Guardiola. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono