Guardiola: Foden i shkëlqyer, Arteta tek Arsenal? Zgjedhje personale

21:12 | 15/12/201921:120

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli pas fitores 0-3 përballë Arsenalit në transfertë. Në fjalën e tij për BBC Sport, tekniku spanjoll preku disa tema delikate, si dhe analizoi ndeshjen ndaj “Topçinjve”.

“Ndeshja? Fituam, e dimë që Arsenali nuk është një vend i lehtë për të ardhur dhe për të marrë tre pikët. Foden? Luajti shumë mirë, megjithëse luajti në një pozicion të panjohur. Zhvilloi një paraqitje të kënaqshme.

Dukesha i acaruar? Jo, nuk isha! Ne po luanim në mënyrë fantastike. Këtë sezon kemi humbur shumë ndeshje. Ka pasur raste që kemi luajtur më mirë se sot dhe kemi humbur. Në futboll duhet të analizosh edhe ndeshjet, jo vetëm rezultatet.

Arteta tek Arsenali? Ai është një pjesë shumë e rëndësishme e suksesit tonë. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Në fund të fundit, është një zgjedhje personale, nëse ai kërkon të shkojë tek Arsenali, jemi gati për të folur. Nuk dua që ta bëjë të ndihet në siklet”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono