Grupimi i qendrës së djathtë i kërkon presidentit tryezë dialogu gjithpërfshirëse

14:38 | 30/04/2019

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarët e 5 partive aleate të demokratëve. Ata i kanë kërkuar kreut të shtetit organizimin e një tryeze dialogu mes mazhorancës dhe opozitës, kërkesë, e cila ka gjetur mbështetjen e presidentit.

Kur ora shënoi 11 pa tre minuta, pesë krerët e Grupimit të Qendrës së Djathtë kaluan portën e godinës presidenicale.

Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule, në tryezën e kreut të shtetit artikuluan kërkesën e zyrtarizuar në pikën një të platformës së propozuar prej tyre për arritjen e një marrëveshje kushtetuese në zgjidhje të krizës politike.

Presidenti mësohet të ketë theksuar se ka paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialoguar për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

“Mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend. nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit”.

Për këtë kreu i shtetit meta ka konfirmuar vijimin e kontributit të tij me të gjitha format dhe mundësitë, për të kërkuar reflektimin e të gjithëve. Ky ishte edhe mesazhi që morën aleatët.

Takimi vjen pas mos regjistrimit të partive opozitare në zgjedhjet e 30 qershorit dhe skadimit të afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor për partitë politike./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono