Grupi “Shullazi” kërkon përjashtim të trupës gjykuese

17:20 | 24/05/2019

Menjëherë pas seancës së 23 Majti që u zhvillua  me debate të ashpra midis të pandehurve, kryesuese së seancës dhe avokatëve mbrojtës , Emiljano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë, dorëzuan sot kërkesën për përjashtim të trupi gjykues e përbërë nga Saida Dollani, Albana Boksi dhe Valdete Hoxha.

Kërksa iu referuar vendimmarrjeve në seancën e 23 Majit, të cilat u konsideruan shkelje të ligjit dhe procedurës sipas tyre. Më 6 qershor është caktuar që të zhvillohet seanca e radhës, nëse Apeli i Krimeve do të pranojë kërkesën e 5 të pandehurve atëherë KLGJ duhet t’u caktojë një trup tjetër gjykuese. Në kërkesën për përjashtim, të pandehurit pretendojnë se trupa gjykuese cenon paanshmërinë e procesit.

“Është e qartë se në rastin konkret ky trup gjykues cenon rëndë paanshmërinë dhe objektivitetin e gjykimit, në zbatim të drejtë të dispozitave të neneve të lartpërmendura dhe për pasojë, çdo vendimmarrje e gjykatës, do të përbente cenim të plotë të parimit për një gjykim të drejte dhe të paanshëm si dhe të procesit të rregullt ligjor. Për shkak të shkeljeve të përmendura në kërkesën e tyre ata i kërkojnë gjykatës që të vendosë: Përjashtimin e trupës gjykuese të përberë nga znj . Saida Dollani, znj . Albana Boksi dhe znj . Valdete Hoxha nga gjykimi i çështjes penale ne ngarkim te Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela”./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono