Grupi A/ Fluturojnë Kastrioti e Besëlidhja, feston edhe Dinamo
Klasifikimi në grupin A të Kategorisë së Parë

15:05 | 07/12/201915:050

Kastrioti marshon dhe tashme e sheh veten gjashtë pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Besëlidhja. Krutanët iu falën një goli të Markut në transfertë me Egnatian dhe morën pikët e plota, kurse lezhjanët mposhtën Korabin në Peshkopi.

Shkodranët Hajdari dhe Hepaj ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Elvis Plori, kurse për dibranët realizoi me penallti Xhebraimi. Ngjitet në vendin e tretë Erzeni, që bëri detyrën ndaj Veleçikut në shtëpi. Djidjiwa dhe Troplini i vendosën fatet e takimit që në pjesën e parë.

Fitore shumë e rëndësishme për Burrelin, që në shtëpi iu fal dy qendërmbrojtësve, Dedgjonaj dhe Beci. Eyoh realizoi golin e vetëm për Shkumbinin. Sot më në fund ka fituar edhe Dinamo, që mposhtu Tërbunin me rezultatin e pastër 2-0. Çeliku dhe Qoshku nderuan blutë e kryeqytetit. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono