Gruevski duhet të vetëdorëzohet për të kryer dënimin

11:13 | 08/10/201811:130

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, duhet të paraqitet në mënyrë vllnetare para autoriteteve për të vuajtur dënimin e tij me 2 vjet burg. Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit, e cila është në pritje të përcaktimit të gjykatësit i cili do të vendosë për ekzekutimin e dënimit.

Sipas procedurës ligjore, Gjykata Themelore “Shkupi 1 apelen” ka bërë apel që ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski të paraqitet në mënyrë vullnetare për të kryer dënimin me 2 vjet burg.

Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit pasi ish-kryeministri u shpall fajtor në çështjen “Tanku”, ku ai akuzohej për korrupsion dhe për shpërdorim fondesh. Gjatë kohës kur ishte kryeministër ai ka urdhëruar ministrinë e brendshme maqedonase të blinte një automjet të blinduar të llojit Bens, për një vlerë prej 600 mijë eurosh.

Me anë të një njoftimi për media gjykata sqaron se pas rrëzimit në apel të kërkesës së të pandehurit Gruevski, tashmë pritet që të caktohet gjykatësi i cili do të vendosë për ekzekutimin e dënimit me dy vjet burg për ish-kryeministrin.

Sipas procedurave ligjore, gjykatësi për ekzekutimin e vendimit përgatit një akt i cili i prezentohet të dënuarit. I dënuari vullnetarisht duhet të paraqitet për të vuajtur dënimin në burg./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono